Punëson vrasës për ekzekutimin e gruas, kishte lidhje me motrën e saj

Kronikë e zezë

Punëson vrasës për ekzekutimin e gruas, kishte lidhje me motrën e saj

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 17:02

Heqja qafe e gruas do të ishte zgjidhja për çdo gjë. Së pari do të shlyente borxhet dhe më tej do të jetonte qetësisht lidhjen e dashurisë me kunatën e tij.
Përpara 65 vjeçarit Mohamed Ali, 47 vjeçari Frederick Best u pa si shpëtimtar, një narkoman i cili ishte gati për gjithçka, vetëm për të marrë para për të blerë drogë.

Një mijë sterlina për të vrarë Amina Bibi, 43 vjeç, bashkëshorten e tij më të cilën kishte dy fëmijë dhe një martesë që zgjaste prej 14 vitesh. Gruaja u vra me 70 goditje thike në apartamentin e familjes në Forest Gate, në zonën lindore të Londrës.

Kufoma e saj u gjet nga djali 11 vjeçar i çiftit, i cili u kthye rastësisht në shtëpi më 13 shtatorin e kaluar, pasi kishte harruar fletoren e detyrave në shtëpi.

Fëmija kur mbërriti në banesë, e gjeti nënën në mes të një pellgu gjaku dhe vrasësin që sillej ende rrotull në shtëpi. Por ai u largua menjëherë, sapo pa që dikush kishte hyrë në shtëpi. Me ardhjen e ndihmës së shpejtë gruaja u deklarua e vdekur.

Në vijim të hetimeve u gjetën dy celularët e burrit, në njërin prej të cilëve u gjet regjistrimi i telefonatave të bëra nga Best në orët e vrasjes.

Mohamed, kishte një dyqan dhe ishte shumë i njohur në zonë. Shumë nga fqinjët deklaruan se e kishin parë Ali duke folur me vrasësin e së shoqes. Pak ditë pas krimit, porositësi dhe ekzekutuesi u arrestuan.

Fillimisht Best, deklaroi se kishte hyrë në apartamnent për të vjedhur dhe se e kishte gjetur gruan të vrarë në momentin që kishte hyrë brenda. Gjithsesi përballë provave të shumta, u detyrua të pranojë se kishte marrë para dhe argjendari nga bashkëshorti i gruas për ta vrarë.

Sipas policisë rezultoi se Mohamed ishte futur në borxhe të shumta dhe gruaja zotëronte pasuri nga ana e saj, pasuri e cila mund ti zgjidhte punë. Ndër të tjera prej disa kohësh ai kishte një lidhje në distancë me motrën e Aminës, e cila jetonte në Pakistan. Kështu duke e vrarë, do fitonte dyfish.

“Ishte gjithçka e planifikuar për të hequr qafe gruan”, deklaroi kreu i hetimeve Dave Whellams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat