Lushnje, aksident me 4 të plagosur

Kronikë e zezë

Lushnje, aksident me 4 të plagosur

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 15:02

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Zham të Lushnjes.

Një makinë tip benz me targa TR 9973R, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti.

Të dëmtuarit u dërguan për marrjen e ndihmës së parë në spital, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë për të hedhur dritë mbi shkaqet e përplasjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat