Arrestohet bosi shqiptar i prostitucionit

Kronikë e zezë

Arrestohet bosi shqiptar i prostitucionit

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 14:06

Një shqiptar 26-vjeçar, është arrestuar në Itali me akuzën e trafikimit, favorizimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të disa femrave me shtetësi bullgare.

Arrestimi i të riut shqiptar, i quajtur Ermal Shurdha, është kryer nga forcat e policisë së Venecias të cilët pas një ankese të një vajze bullgare e cila punonte si prostitutë për favor të shqiptarit, kanë mbërritur me shpejtësi në shtëpinë ku banonte i riu, në lagjen Dolo.

Ai është arrestuar edhe më parë për rrahjen e tre prostitutave bullgare, saktësisht të tetor të vitit 2012. Madje, për njërën nga vajzat e rrahura pasojat ishin tepër të rënda pasi iu thye dhe krahu. Gjithsesi, pas shlyerjes së dënimit, i riu iu rikthye këtij biznesi përsëri, në rrugën Fratelli, pikërisht në lagjen ku u arrestua, në Marghera, duke qenë tutor i shumë femrave të trafikuara nga Evropa Lindore.

Nën kontrollin e tij ishin katër vajza rumune, të cilat detyroheshin të punonin si prostituta për të paktën 12 orë në ditë. Të gjitha të ardhurat që fitonin vajzat, shkonin për tutorin shqiptar, ndërsa prostitutat nuk mund ta refuzonin atë nëse nuk donin që t’u rrezikohej jeta. Në fakt, 26-vjeçari shqiptar, ishte tepër i dhunshëm, jo vetëm me katër vajzat që ishin në kontrollin e tij, por me të gjitha vajzat që punonin si prostitutë në atë rrugë. Sa herë që i arrestuari kalonte në rrugën Fratelli, bërtiste duke thënë se ajo ishte rruga e tij dhe se askush nuk mund të punonte aty nëse nuk i shërbehej atij.

Gjithsesi, ankesa e një prej vajzave në polici, bëri të mundur nisjen e hetimit ndaj 26-vjeçarit, ndërkohë që këtë mëngjes forcat e policisë së Venecias bënë të mundur arrestimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat