Grabiti dy gra, arrestohet në flagrancë

Kronikë e zezë

Grabiti dy gra, arrestohet në flagrancë

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 13:28

Në orët e para të mëngjesit në zonën pranë QSUT, është arrestuar një djalë, identiteti dhe mosha e të cilit nuk janë bërë akoma të ditura nga policia.

Sipas burimeve të policisë së Tiranës, i arrestuari ka grabitur dy gra pranë spitaleve të Qendrës Spitalore Universitare. Djali u ka rrëmbyer grave portofolat dhe çantat, ndërkohë që menjëherë është njoftuar edhe policia.

Pas mbërritjes së forcave të rendit, është bërë i mundur edhe arrestimit i grabitësit, i cili u kap në flagrancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat