Vritet një person në Sallagrazhdë të Suharekës

Kronikë e zezë

Vritet një person në Sallagrazhdë të Suharekës

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 11:39

Një person i moshës 51 vjeçare është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës.

Viktima sipas familjarëve të tij është nisur rreth orës 6 të mëngjesit, për të mbledhur barin në pronat e tij, ndërsa nuk ka kontaktuar me familjarët deri në orët e mbrëmjes. Familja nuk e ka ditur ku është viktima deri në orën 19.30 kur kanë arritur ta gjejnë trupin e pajetë të tij.


Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në bazë të informatave të para, dyshohet se dorasi i V. Gjerajt 51 vjeç , të jetë F. Tuna, po nga Sallagrazhda.

Sipas pistës së parë të hetimeve, këto dy familje mund të kenë patur mosmarrveshje për çështje pronësore. Siç bën të ditur Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, në mbajtje janë shoqëruar F. Tuna 59 vjeç bashkë me 3 djemtë e tij.

Gjatë kontrollit në pronën e të dyshuarit janë gjetur prova materiale që mund të zbardhin rastin , është konfiskuar nga policia edhe arma , një kallashnikov me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja, tha për transmetuesin publik nënkolonel Nexhmi Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat