Arrestohet një nga vrasësit e vrasjes së dyfishtë në Ohër

Kronikë e zezë

Arrestohet një nga vrasësit e vrasjes së dyfishtë në Ohër

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 10:48

Një person është arrestuar ndërsa tjetri është në arrati pas kryerjes së veprës së rëndë penale-vrasjes në orët e para mesnatës në Ohër. Mbrëmë rreth orës 23, në terasën verore të objektit hotelierik “Imperator” në rrugën “15 Korpus”, personi 30 vjeçar nga Ohri, i cili është në arrati, me disa plumba me armë zjarri, që e ka poseduar ilegalisht-pa leje, ka plagosur rëndë dy persona në këtë lokal.

Të plagosurit Vasil Risteski (56) dhe Romeo Gjuzeloski (38), që të dy nga Ohri, me autoambulancat e Urgjencës në Ohër janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Ohër ku është konstatuar vdekja.

SPB në Ohër, që mbrëmë e ka arrestuar dhe paraburgosur personin R.S. (30) nga Ohri, i cili ka qenë me të dyshuarin B.P. (30) që ka bërë vrasjen në objektin “Imperator”.

Në vendin e ngjarjes, pjesëtarët e ekipit të krim teknikës kanë kryer veprimet e duhura në prani edhe të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ohër. Nga SPB në Ohër bëjnë të ditur se janë vënë në kërkim të personit të dytë B.P. (30) të dyshuar që ka kryer vrasjen, i cili është arratisur në drejtim të panjohur, për ta sjellë para organeve të drejtësisë.

Raportohet se pas bastisjes së shtëpisë R.S. të arrestuar, është gjetur 16 plumba të kalibrave të ndryshëm, që janë dorëzuar në MPB për ekspertizë të mëtejme.

B.P (30) dhe R.S. (30) janë persona të njohur për organet dhe shërbimet e policisë në Ohër, sepse ndaj tyre janë ngritur edhe më përpara kallëzime penale, sidomos ndaj B.P. për veprat penale “armëmbajtje pa leje, prodhim dhe tregëti me armë dhe materiale shpërthyese”, “kërcënim të sigurisë”, “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës”, “sjellje të dhunshme” dhe vepra të tjera të ngjashme dhe i janë shqiptuar edhe dënime nga ana e Gjyqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat