Durrës, grabitet dhe merret peng taksisti 56-vjeçar

Kronikë e zezë

Durrës, grabitet dhe merret peng taksisti 56-vjeçar

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 20:47

Një taksist 56-vjeçar është grabitur dhe është marrë peng. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në zonën e plazhit në Durrës.

Policia njofton se ka vënë në pranga 24-vjeçarin Marjan Gjoka nga qyteti i Laçit, ndërkohë ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë.

Sipas policisë, 3 të rinjtë kanë marrë taksinë për në Fushë-Krujë. Të njëjtat burime sqarojnë se, nën kërcënimin e armëve, ata e kanë lidhur taksistin dhe kanë grabitur taksinë. Të rinjtë e kanë liruar 56-vjeçarin, vetëm pasi janë pikasur nga një patrullë policie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat