Për 24 orë u arrestuan 28 persona

Kronikë e zezë

Për 24 orë u arrestuan 28 persona

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 20:10

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka arrestuar 28 persona të dyshuar, nuk ka pasur asnjë aksident fatal, ka pasur 24 aksidente me të lënduar, 44 aksidente pa persona të lënduar..

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka arrestuar 28 persona të dyshuar, nuk ka pasur asnjë aksident fatal, ka pasur 24 aksidente me të lënduar, 44 aksidente pa persona të lënduar, 1258 tiketa trafiku të shqiptuara, 28 arrestime dhe 18 persona në mbajtje.

Dje rreth orës 22:00 në Lagjen Dardania në Prishtinë, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shqiptar. Sipas njoftimit të policisë i plagosuri ishte dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Në Gjilan në rrugën “Halim Orana”, dje rreth orës 15:00,është arrestuar një i dyshuar shqiptar pasi që i njëjti kishte rrahur motrën e tij viktimën femër shqiptare. Viktima sipas njoftimit thuhet se ka pranuar tretman mjekësor.

Gjithashtu, dje rreth orës 11:30 në Gjilan policia gjatë kontrollimit të një dhome ka gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 0.3 gr.

Edhe në Viti dje rreth orës 16:30,njësiti policor ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë narkotike të llojit “heroinë”, një revole të tipit “Valter” me shtatë fishek të kalibrit 7.65 mm dhe një shufër metalike. Sasia e substancës narkotike e konfiskuar është rreth 162 gram.

Në Vushtrri me datë 20 rreth orës 18:00 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që ka përdorur laser kundër një aeroplani. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një laser të tipit “Pointer”.

Edhe në fshatin Zhegër, Kaçanik më datë 20rreth orës 19:45janë arrestuar tetë dyshuar pesë meshkuj dhe tri femra Rome shtetase të Maqedonisë pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin duke hyrë nga Maqedonia në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat