Shpërthen granata në kazanin e plehrave, plagoset një burrë

Kronikë e zezë

Shpërthen granata në kazanin e plehrave, plagoset një burrë

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 11:18

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë i shpërthimit të një granate. Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se në rrugën “Hysen Xhurra” në kryeqytet, tek një kazan mbeturinash ditën e djeshme, ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë është plagosur 50 vjeçari Besnik Patoku. Nga veprimet e kryera rezultoi që në kazanin e plehrave kishte shpërthyer një granatë dore, e cila ishte hedhur aty nga persona të paidentifikuar. Mësohet se i dëmtuari po kërkonte mbetje plastike në kosh, në momentin që u plagos. Nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat