Greqi, makina përplaset me autobusin, vdes shqiptari

Kronikë e zezë

Greqi, makina përplaset me autobusin, vdes shqiptari

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 10:27

Greqi-Një shqiptar ka gjetur vdekjen ndërsa graja e tij dhe dy fëmijët janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Makina me të cilin ata po udhëtonin është përplasur me një autobus në autostradën Antirrio- Janinë, në zonën e Artës.
Shqiptari ishtë duke udhëtuar me familjen e tij me makinë, ndërsa devijoji në momentin e përplasjes.
44-vjeçari shqiptar ka humbur jetën menjëherë, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Nga aksidenti është plagosur edhe drejtuesi i autobusit dhe 7 pasagjerë, të cilët u dërguan në spital.
Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat