Grabitën varësen e floririt, në pranga 2 adoleshentë

Kronikë e zezë

Grabitën varësen e floririt, në pranga 2 adoleshentë

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 09:47

Efektivët e policisë së komisariatit numër 5 në kryeqytet, kanë arrestuar në flagrancë dy adoleshentë, pasi këta të fundit kanë grabitur varësen e një shtetaseje.

Burime nga policia raportojnë se në pranga ka rënë Rigert Stafa dhe Juvit Mikeli, që të dy 15 vjeç.

Sipas raportimeve zyrtare, arrestimi i tyre u krye pasi ditën e djeshme në Laknas, të dy 15-vjeçarët kanë grabitur me dhunë varësen e floririt të shtetases me iniciale V.S.

Policia ka nisur hetimet për këta dy autorë, të cilët janë të dyshuar edhe për ngjarje të tjera të ngjashme të ndodhura në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat