Aksidentohen 2 persona, njëri ra nga pema, tjetri nga depozita

Kronikë e zezë

Aksidentohen 2 persona, njëri ra nga pema, tjetri nga depozita

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 08:38

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë ku një person ka rënë nga pema e fikut dhe një tjetër nga një depozitë uji.

34-vjeçari Fotaq Papagjika, nga fshati Nivicë i komunës së Lukovës, është rrëzuar nga pema e fikut dhe ka marrë plagë të rënda në kokë.

Ndërsa 58-vjeçari Nebi Bajaj, nga fshati Metoq, është rrëzuar nga një depozitë uji duke marrë fraktura të shumta në kokë dhe trup.

Burime nga policia raportojnë se dy të aksidentuarit janë transportuar me ambulancë drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat