Greqi, makina përplaset me autobusin, vdes shqiptari

Kronikë e zezë

Greqi, makina përplaset me autobusin, vdes shqiptari

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 20:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Antirrio- Janinë, ku një autobus është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka humbur jetën 1 shqiptar dhe janë plagosur 11 persona të tjerë.

Shqiptari ishtë duke udhëtuar me familjen e tij me makinë, ndërsa devijoji në momentin e përplasjes.

44-vjeçari shqiptar ka humbur jetën, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Nga aksidenti është plagosur edhe drejtuesi i autobusit dhe 7 pasagjerë, të cilët u dërguan në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat