Malishevë: Pas rrahjes, dy persona bëhen për spital

Kronikë e zezë

Malishevë: Pas rrahjes, dy persona bëhen për spital

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 15:29

Katër persona janë rrahur mes vete në fshatin Llapqevë të Malishevës. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një zënke kanë sulmuar fizikisht dy viktima, duke iu shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa dy të dyshuarit pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat