Berat, bie në humnerë makina me pelegrinë, plagosen rëndë 3 persona

Kronikë e zezë

Berat, bie në humnerë makina me pelegrinë, plagosen rëndë 3 persona

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 12:25

Një makinë me pelegrinë ka rënë 100 metra në një humnerë në Berat, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Mësohet se të plagosurit janë dy vëllezërit, 19-vjeçari Deli Dervishi e 17-vjeçari Muharrem Dervishi, si dhe drejtuesi i automjetit, 52-vjeçari Bexhet Bajraktari.

Automjeti tip fuoristradë është rrëzuar në vendin e quajtur Novaj dhe mësohet se të plagosurit po udhëtonin drejt Kulmakut.

Gjendja e të aksidentuarve paraqitet kritike dhe po shihet mundësi që të plagosurit të transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Deri më tani shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, por efektivët e policisë të cilët ndodhen në vendngjarje po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat