Skandali seksual në Sarandë, Veliaj: Ndihmë ekonomike Elvira Gegës

Kronikë e zezë

Skandali seksual në Sarandë, Veliaj: Ndihmë ekonomike Elvira Gegës

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 07:23

Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj ka reaguar sot për rastin e skandalit të Sarandë,s ku sekretari i deputetit Kokëdhima i kërkoi favore seksuale një gruaje, me vajzën e saj të mitur, një këmbim të një vendi pune.

Ministri Veliaj është shprehur se institucioni që ai drejton është vënë në lëvizje duke u kujdesur për fëmijët e Elvira Gegës, gruaja që denoncoi skandalin nëpërmjet një video përgjimi të regjistruar nga vetë ajo me sekretarin Agron Cane.

“Jemi kujdesur për fëmijët e gruas që denoncoi. Bashkia i ka lidhur një ndihmë ekonomike Elvira Gegës”, tha ministri.

Ai më tej ftoi të gjithë qytetarët t’i drejtohen për punësim vetëm zyrave të punës
“Qytetarët të shkojnë vetëm tek Zyrat e Punës. Qeveria reagoi shpejt për këtë rast, i akuzuari është tashmë pas hekurave”, tha Veliaj.

Më tej ministri krahasoi opozitën me një marmitë makine, që vetëm bën zhurmë e nxjerr tym, ndërsa për qeverinë tha se po punon si motor makine.

Këto deklarata u bënë gjatë inspektimit të një fabrikë mobilerie në Vlorë, e cila ka përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat