Skandal në Greqi, përdhunohet në grup shqiptari 14 vjeçar

Kronikë e zezë

Skandal në Greqi, përdhunohet në grup shqiptari 14 vjeçar

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 00:08

Një 14 vjeçar shqiptar është përdhunuar në grup në një Institut të Riedukimit të të miturve, në qytetin e Volosit, në Greqi.
Sipas mediave greke që kanë zbuluar skandalin, brenda një muaji kanë ndodhur disa përdhunime në grup.
Një muaj më parë, drejt organeve të Rendit të qytetit ka ardhur një denoncim nga një 14-vjeçar shqiptar, që mbahej në këtë Institut me akuzën se kishte tentuar të keqtrajtonte seksualisht një gjashtëvjeçare.
Vet ai është përdhunuar nga një 16-vjeçar rom dhe dy të rinj të tjerë të moshës 17 dhe 14 vjeç, të tre persona që mbahen aty me akuzat për vjedhje dhe bastisje.
Prokurori i qytetit të Volosit ka dhënë urdhër për burgosje të 16-vjeçarit rom, ndërsa dy personat e tjerë janë rikthyer në Institutin e Riedukimit.
Ndërsa kaluan disa javë, dy djem të tjerë, të moshës 15 dhe 16 vjeç, janë sulmuar nga një grup të rinjsh të këtij institucioni dhe janë përdhunuar egërsisht në banjat e ndërtesës.
Ajo që ka krijuar reagime të ashpra të opinionit publik dhe të mediave është se, edhe në këtë rast, vërtet që autorët janë akuzuar nga Prokuroria, por nuk janë burgosur dhe janë kthyer përsëri në ambientet e këtij Instituti, ndërsa viktimat nuk janë trajtuar nga psikologët e specialistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat