​Mbytet 27 vjeçari që inicoi fushatën e kovës me akull në kokë

Kronikë e zezë

​Mbytet 27 vjeçari që inicoi fushatën e kovës me akull në kokë

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 22:29

Filantropisti 27 vjeçar, Corey Griffin, një nga inicuesit e idesë së kovës me ujë me akull në kokë ka humbur jetën, në një aksident në ujë në brigjet e Nantucket, Massachusetts.
Ai theu kurrizin pas një kërcimi në ujë dhe përpjekjet për ta shpëtuar dështuan.

Babai i tij, Robert e ka përshkruar të birin si "njeriun më të lumtur në botë".

"Më thirri natën e kaluar dhe më tha se ishte në parajsë", tha ai.

Griffin raportohet se fitoi 100,000 dollarë disa orë para vdekjes, me sfidën e kovës me akull në kokë.

Oprah, Justin Bieber, Britney Spears, Bill Gates, Mark Zuckerberg, Lady Gaga, Charlie Sheen, George Bush dhe the Foo Fighters janë vetëm disa nga të famshmit që i kanë përgjigjur sfidës.

Deri tani janë mbledhur 22.9 milionë dollarë për sëmundjes ASL.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat