Gjashtë ditë i vdekur në banesë, gjendet nga babai

Kronikë e zezë

Gjashtë ditë i vdekur në banesë, gjendet nga babai

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 20:43

Një 48-vjeçar u gjet i vdekur mesditën e sotme në banesën e tij në lagjen nr.18 në Korçë. Alfred Borova, kishte ndërruar jetë rreth gjashtë ditë më parë por trupi i tij u gjet sot në orën 12:00. Kanë qenë fqinjët e 48-vjeçarit të cilët njoftuan babain e tij pasi kishin rreth një javë pa e parë. I ati sëbashku me policinë shkuan në shtëpinë e dhe pasi shqyen derën e gjetën atë të vdekur. Sipas policisë trupi i pajetë kishte nisur të dekompozohej dhe dyshohet se kishte vdekur gjashtë ditë më parë. Alfred Borova ishte beqar dhe jetonte i vetëm, ndërsa babai i tij jetonte në një lagje tjetër sëbashku me gruan e tyre. Ndërkohë policia tha se në trupin e 48-vjeçarit nuk kishte shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ai njihej si konsumues i alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat