Prostitucion në një hotel në Kamëz, pranga pronarit

Kronikë e zezë

Prostitucion në një hotel në Kamëz, pranga pronarit

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 18:43

Pronari i një hoteli në Kamëz, Tiranë është arrestuar sot nga policia e kryeqytetit pasi dyshohet se lejonte të ushtrohej prostitucion në dhomat e këtij hoteli. Antitrafiqet e policisë së kryeqytetit organizuan sot një operacion të koduar “OMEGA” i cili u finalizua me arrestimin e shtetasit Halim Kuçi, pronar i një hoteli në Kamëz pasi akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtje të ambienteve për prostitucion”. Në pranga ka rënë edhe 22-vjeçarja me iniciale R.C, e cila prostituonte. Sipas policisë Kuçi siguronte klientë për 22-vjeçaren e cila kundrejt shumave të parave kryente marrëdhënie seksuale në hotelin e tij. Policia kishte siguruar informacione në rrugë operative për këtë aktivitet të paligjshëm dhe sot kreu operacionin duke çuar në qeli dy personat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat