Kapen produkte stomatologjike pa dokumentacion përcjellës

Kronikë e zezë

Kapen produkte stomatologjike pa dokumentacion përcjellës

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 13:49

Njësiti patrullues sektorial ka ndaluar veturën e tipit WW “Pasat Caravan” me targa 01, të cilën e drejtonte vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollimit të veturës së lartshënuar, është hasur një sasi e produkteve të ndryshme për Stomatologji pa kurrfarë dokumentacioni përcjellës njoftoj policia e Kosovës
Njësiti kundër krimeve ekonomike në Gjilan ju ka përgjigjur thirrjes, duke dalur në vendin e ngjarjes në rrugën “Mulla Idriz Gjilani”, e kanë shoqëruar personin së bashku me veturën dhe mallin për në stacion policor Gjilan, ku pala është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Është njoftuar AKPM Prishtinë të cilët i kanë sekuestruar përkohësisht produktet Stomatologjike.

Po ashtu është njoftuar edhe ATK Gjilan, të cilët palës i kanë shqiptuar një gjobë mandatore prej 1000 € (për mosmbajtjen e librave dhe regjistrimet sipas ligjit në fuqi ).

Me rastin gjatë gjithë kohës, ka qenë i njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të dërgohet në prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat