Daily Mail: Ekzekutuesi i gazetarit amerikan flet anglishte të Londrës (Video)

Kronikë e zezë

Daily Mail: Ekzekutuesi i gazetarit amerikan flet anglishte të Londrës (Video)

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 12:04

Sipas Daily Mail fotoreporteri amerikan është ekzekutuar me një thikë të vogël nga personi i veshur me të zeza dhe i maskuar që flet anglishte me akcent londinez. Ndërkohë në reagimin e tyre prindërit e Foley’t kanë thënë se janë krenar që biri e tyre ka vdekur duke ekspozuar vuajtjet e popullit sirian.

Në një video shokuese në të cilën shfaqet një militant i ISIS’it, që flet me një akcent britanik ekzekutohet brutalisht fotoreporteri amerikan që është kidnapuar në Siri dy vjet më parë.

Në videon e titulluar “Mesazhi për SHBA’të” James Ëright Foley i shtyrë me forcë e përshkruan Amerikën si vrasëse, e cila me ndihmën e forcave ajrore u ka ndihmuar forcave kurde që ta marrin Pendën e Mosulit prej militantëve të Mosulit.

Foleyt, sipas Daily Mail, i cili është zhdukur më 2012 – më pas i pritet koka me një thikë të vogël pas 7 minutash nga një person i veshur me të zeza dhe i maskuar. Sido që të jetë pamjet e vrasjes nuk janë publikuar.

Ekzekutori i cili i drejtohet kamerës flet në një akcent të Londrës ndërsa paralajmëron se një gazetar tjetër amerikan do të vritet nëse SHBA’të nuk i ndalin bombardimet.

Pas publikimit të videos, nëna e Foley’it e ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se ajo dhe burri i saj John asnjëherë nuk kanë qenë më krenar për birin e tyre i cili e ka dhënë jetën duke i ekspozuar vuajtjet e popullit sirian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat