Durrës, kapet kamioni me 400 kg kanabis në port

Kronikë e zezë

Durrës, kapet kamioni me 400 kg kanabis në port

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 08:40

Policia kufitare ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme, 400 kilogramë kanabis sativa në një kamion në Portin e Durrësit.

Sipas policisë droga u gjet në kamionin tip “Iveco” me targa ‘AA 336 JJ’ dhe mësohet se është arrestuar 47-vjeçari, Fatmir Doja.

Nga hetimet e para droga kishte si destinacion Italinë, konkretisht portin e Breshias.

Ndërkohë, policia po punon për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik të lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat