Shkon për të nxjerrë një dokument në MPB, i vidhen edhe ato që i pati

Kronikë e zezë

Shkon për të nxjerrë një dokument në MPB, i vidhen edhe ato që i pati

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 19:26


Një qytetar i Prizrenit shkoi në Qendrën të regjistrimit civil për të nxjerrë një dokument, por i humbi edhe ato që i pati.
Atij iu vodh kuleta, bashkë me dy leje njoftimi brenda objektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë.
Për më tepër, personeli i sigurimit në këtë objekt i tha se kamerat e sigurisë nuk kanë punuar gjatë asaj kohe.
Samahodaj vjedhjen e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës. Por zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme televizionit i kanë thënë se kamerat e instaluara për vëzhgim janë duke punuar.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Rroksana Qarri, në përgjigjen me shkrim që i ka kthyer KTV-së e ka vënë në dyshim ankesën e Samahodajt. Ajo ka thënë se pala është udhëzuar ta lajmërojë rastin në polici dhe nëse policia kërkon xhirimet, ato do të ofrohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat