Po vinin në Tiranë, makina përplaset në Kroaci. Babai e 2 fëmijë vdesin, rëndë mamaja e djali i vogël (Foto)

Kronikë e zezë

Po vinin në Tiranë, makina përplaset në Kroaci. Babai e 2 fëmijë vdesin, rëndë mamaja e djali i vogël (Foto)

Më: 2 gusht 2014 Në ora: 08:44

Kishin planifikuar të vinin në Shqipëri për të kaluar pushimet por një aksident tragjik rrugor i mori jetën 3 prej 5 pjesëtarëve të familjes Isufi e cila banonte në Londër.

Babai, Erjon Isufi, vajza e tij 14 vjeçe Ramela dhe djali Riçard 15 vjeç kanë gjetur vdekjen, ndërsa bashkëshortja Meri dhe djali më i vogël, Klivi, 9 vjeç janë plagosur.

Makina e cila drejtohej nga kryefamiljari Erioni, 37 vjeç është përplasur me një kamion në Slano të Kroacisë, rreth orës 08:00 të mëngjesit të 31 korrikut 2014.

Së bashku me disa miq të tyre ata kishin nisur udhëtimin për të ardhur në Shqipëri me pushime. Po udhëtonin drejt Dubrovnikut kur mendohet se Erioni ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me kamionin.
Në makinë familja e përbërë nga 5 anëtarë udhëtonte e vetme, ndërsa miqtë të cilët udhëtonin në makina të tjera nuk janë përfshirë në aksident.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt.

Meri 34 vjeçe pas një operacioni në mushkëri ka rënë në koma, ndërsa djali 9 vjeç ka dhimbje në gjoks, megjithatë thuhet se është në gjëndje të qëndrueshme shëndetësore.

Familja Isufi kishte marrë shtetësi britanike. “Ne konfirmojmë me hidhërim vdekjen e tre shtetasve britanikë dhe shtrimin në spital të 2 të tjerëve pas një aksidenti të ndodhur më 31 korrik në Dubrovnik” citohet të ketë thënë një zëdhënës i Foreign Office për mediat britanike.


Makina e aksidentuar ku udhëtonte familja Isufi


Lule nga fqinjët pranë banesës ku jetonte familja Isufi, në Wheelers Cross, Barking Londer


Lule nga fqinjët pranë banesës ku jetonte familja Isufi, në Wheelers Cross, Barking Londer


Lule nga fqinjët pranë banesës ku jetonte familja Isufi, në Wheelers Cross, Barking Londer


Ramela 14 vjeçe e cila humbi jeten në aksident


Miq dhe fqinj pranë banesës së familjes Isufi


Riçardi, 15 vjeç i cili humbi jeten në aksident


Kryefamiljari Erjon Isufi, 37 vjeç i cili humbi jeten në aksident

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat