Një 16 vjeçar me veturë vret një 10 vjeçare, motra binake në komë

Kronikë e zezë

Një 16 vjeçar me veturë vret një 10 vjeçare, motra binake në komë

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 16:07

Pakujdesia dhe shpejtësia e madhe e vozitjes së një të mituri 16 vjeçar, ka lënë të vdekur një vajzë 10 vjeçare, e në gjendje të rëndë motrën e saj binjake, këtë të mërkurë në Pozheran të Vitisë.
Nga plagët e rënda të shkaktuara, njëra vajzë ka vdekur, ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë, e shtrirë në repartin e kujdesit intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Mjeku kujdestar, Arben Ahmeti, ka thënë se gjendja e Mirjetës Alidemështë e rëndë, me gjasa minimale për t’u përmirësuar.

“Gjendja e kokës është e rëndë. Ne po vazhdojmë me terapi, mirëpo nuk pritet ndonjë përmirësim,” ka thënë, Ahmeti.

Edhe familjarët kanë pohuar faktin se vajza e tyre është në gjendje kritike. Ndërkaq vajza tjetër, e cila nuk i mbijetoi aksidentit, është varrosur sot në vendlindje, tregojnë ata.

Familjarët po ashtu pohojnë se shkaktari i aksidentit, është kusheri i tyre, për të cilin pohojnë të jetë në paraburgim.

Lajmin për mbajtjen e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje, dhe sot ka dalë para gjykatës.

“Pas skadimit të afatit 48 orësh të paraburgimit, i cili ka ndodhur sot, i dyshuari ka dalë para gjykatës. Gjykata ka shqiptuar masën prej 48 orësh paraburgim”, ka thënë, Hashani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat