Pengjet në det të hapur RENEA stimulon operacionin në Jon

Kronikë e zezë

Pengjet në det të hapur RENEA stimulon operacionin në Jon

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 14:04

Trupat e njësisë operacionale RENEA si dhe Delta Force e qarkut të Vlorës kanë surprizuar jo pak një ditë më parë teksa kanë stimuluar operacionin për lirimin e pengjeve në një anije me pushues të marrë peng.

Operacioni stërvitor është realizuar me stimulimin e ngjajres, ndërsa të pranishëm vec shumë forcave policore kanë qenë dhe qytetarët kureshtarë si dhe pushuesit të nodhur në plazh për sezonin turistik.

Për kryerjen e manovrave të shpëtimit është zgjedhur bregdeti i Jonit, ku forcat RENEA dhe Delta Force ndërhyjnë në këtë anije turistike që ju shihni në pamje.

Operacioni stërvitor është ndjekur dhe nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi, ndërsa sipas planit stërvitorë pritet që stërvitje të tilla të jenë më të shpeshta për të arritur një performancë të lartë të trupave policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat