Arrestohet arkëtari i Gjykatës së Kamenicës

Kronikë e zezë

Arrestohet arkëtari i Gjykatës së Kamenicës

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 09:09

Të enjten është arrestuar referenti-arkëtari i Gjykatës së Kamenicës Milazim Kryeziu. Arrestimin e Kryeziut e ka konfirmuar për rajonipress edhe Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan.

Milazim Kryeziu referent – arkëtar në Gjykatën e Kamenicës dyshohet për veprën penale “përvetësim i mjeteve” dhe ai po mbahet në paraburgim prej 48 orëve.

Kryeziu ka marrë të holla nga të dënuarit të cilat nuk i ka regjistruar në faturat zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat