Plagoset me plumb qorr një 14 vjeçar në Opterushë të Rahovecit

Kronikë e zezë

Plagoset me plumb qorr një 14 vjeçar në Opterushë të Rahovecit

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 23:30

Rreth orës 21:40 minuta, një çun i vitlindjes 2000 nga fshati Opterushë të Rahovecit, përderisa po rrinte i ulur në oborrin e tij, befas është plagos nga një plumb “qorr” i cili e kishte goditur në pjesën e majtë të qafës, fare pran kokës.

Viktima është dërguar urgjentisht në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec për trajtim mjekësor.
Pas dhënies së ndihmës së parë në shtëpinë e shëndetit i njëjti dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
Më pas për shkak të natyrës së lëndimit dhe gjendjes së rënd, viktima transferohet në QKUK në Prishtinë.

Policia ka nisur me hetimin e rastit ndërkaq Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren fton qytetarët ta ndihmojnë policinë për zbardhjen sa më të shpejt të rastit, ndërkaq apelon tek të gjithë ata që posedojnë armë të zjarrit të mos i përdorin assesi gjatë dasmave apo ahengjeve familjare sepse ato vrasin njerëz të pafajshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat