5 vjet burg për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës nga Prizreni

Kronikë e zezë

5 vjet burg për ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës nga Prizreni

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 18:02

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Basha është dënuar me pesë vjet burg nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e N.Gavazajt.

Basha kishte vrarë N.Gavazajn në vendin e quajtur “Gurra” në fshatin Vërmicë në vitin 2012.
I dënuari kishte qëlluar viktimën dy herë me pistoletë zyrtare.

Si pasojë e lëndimeve të marra trupore N.Gavazaj, kishte ndërruar jetë. Ish-policit Afrim Basha do t’i llogaritet paraburgimi dhe arresti shtëpiak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat