Konfiskohen 12.000 kg kafe

Kronikë e zezë

Konfiskohen 12.000 kg kafe

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 15:26

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të martën rreth orës 18:00 janë konfiskuar 12.000 kg kafe në Leposaviq.

“Raportohet se gjatë kontrollit në dy kombi me targa (NP) me drejtues dy meshkuj serbë policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 12.000 kg kafe pa dokumente përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kurse, malli i konfiskuar është dërguar në terminalin e Mitrovicës.
Ndërsa nga Policia e Kosovës nuk raportohet për të arrestuar. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat