30 vjeçari qëllon veten me pistoletë në kushte depresioni

Kronikë e zezë

30 vjeçari qëllon veten me pistoletë në kushte depresioni

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 12:26

Një 30 vjeçar ka dashur t’i japë fund jetës së tij në kushtet e depresionit mendor, duke u vetëvrarë me një pistoletë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 13:30, në qytetin e Fierit. E.M., banues në lagjen “29 Nëntori”, i ndodhur i vetëm në dhomën e shtëpisë se tij, duke përdorur një pistoletë pa leje, është vetëqëlluar. Ai është gjetur i shtrirë në tokë nga familjarët të cilët e kanë transportuar me urgjencë në spital. Aktualisht 30 vjeçari ndodhet në Spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat