Sekuestrohen 300 kilogramë marijuanë që ishin nisur nga Shqipëria për në Itali

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 300 kilogramë marijuanë që ishin nisur nga Shqipëria për në Itali

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 12:17

Një mjet rulot që transportonte të paktën 3 ton marijuanë me një vlerë prej 2 milion eurosh, u bllokua nga Guardia di Financa në parkimin e qendrët tregtare “Porte di Katania”. Policia deklaroi se droga vinte nga Shqipëria dhe se kishte mbërritur në Pulia për tu transferuar më vonë në Sicili. 7 persona, mes te cileve 2 shqiptarë u arrestuan. Policet italiane po kryenin nje kontroll rutinë, kur vunë re kamperin që afrohej tek dy mjete të parkuara. Debatet mes personave te pranishem, ka bërë që policia të interesohet për ngarkesen në automjet. Dy shtetasit shqiptarë u përpoqën që të arratiseshin, por u ndaluan nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat