Për 6 muaj 61 të vdekur

Kronikë e zezë

Për 6 muaj 61 të vdekur

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 09:30

Edhe pse Policia e Kosovës gjatë vitit 2014 ushtron kontrolle të vazhdueshme, në të gjitha akset rrugore si ato urbane po ashtu edhe në ato rajonale, aksidente me vdekje nga viti i kaluar janë në rritje.
Nga shifrat zyrtare të Policisë pesë persona që kanë vdekur janë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit që shkoi.

“Nga 1 janari deri më 30 qershor të këtij viti 61 persona kanë humbur jetën në fatkeqësi komunikacioni. Në vitin që shkoi në periudhën e njëjtë në aksidente kanë humbur jetën 56 persona”, thotë zëdhënësi i Policisë Baki Kelani. Sipas Policisë aksidentet me lëndime janë në rënie por jo edhe numri i personave të lënduar. “Në vitin 2013 deri në qershor, ka pasur 2 mijë e 243 aksidente me lëndime, ndërsa këtë vit në periudhën gjashtë mujore janë 2 mijë e 209, apo 1.52 për qind më pak”, tha Kelani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat