Incident në galerinë e Mirditës, 3 të vdekur

Kronikë e zezë

Incident në galerinë e Mirditës, 3 të vdekur

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 22:11

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mirditë, në tunelin e një HEC-i , i cili u ka marrë jetën 3 personave, dy shqiptarëve dhe një shtetasi turk.

Incidenti ndodhi në 1500 metra thellësi, në fshatin Reps i Epërm rreth orës 21:00.

Viktimat janë Pjetër Doda dhe Fani Ndue Legisi nga fshati Shebe, ndërsa nuk dihet identiteti i shtetasit turk.

Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen, policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po heton në lidhje me incidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat