Pranga grupit që shiste kokainë në Plazhin e Durrësit, 1 në kërkim

Kronikë e zezë

Pranga grupit që shiste kokainë në Plazhin e Durrësit, 1 në kërkim

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 11:07

Policia e Durrësit arreston në flagrancë 3 persona në tentativë për të shitur kokainë në qytetin e Durrësit, pranë zonës së Plazhit.
Në kuadër të operacionit “Express” u sekustruan 26 doza kokaine të përgatitura për shitje, të cilat iu gjetën me vete personave të arrestuar, ndërsa në banesën e tyre u gjetën dhe 100 gramë nga e njëjta lëndë narkotike.
Konkretisht në orën 23.50 të 29 Korrikut u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ervis Likmeta, 37 vjec, banues në lagjen 5 Durrës
Florian Likmeta, vëllai i Ervisit, i moshës 39 vjec, banues në lagjen 5 Durrës.
Ervis Luli, 40 vjec, banues në lagjen 1 Durrës

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Ardian Axhemi, 38 vjec, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u realizua nga Sektori Kundër Drogës dhe Narkotikëve në Policinë e Durrësit pas një procedimi proaktiv 2-mujor në drejtim të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë në qytetin e Durrësit.

Nga puna hetimore rezultoi se këta shtetas e ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së kokainës në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, përfshi edhe zonën e plazhit.

Gjithashtu u bllokua një automjet Ford Focus me targa DR3424F, dy motoçikleta të markës Yamaha, me të cilët këta shtetas kryenin zhvendosjen si dhe 4 aparate telefonikë celularë.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat