Malësi e Madhe, plagoset me armë zjarri efektivi policisë

Kronikë e zezë

Malësi e Madhe, plagoset me armë zjarri efektivi policisë

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 10:56

Një efektiv i policisë së Komisariatit të Malësisë së Madhe ka mbetur i plagosur mbrëmë rreth mesnatës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Hot, ku persona të armatosur plagosën në njërin krah 45 – vjeçari Kastrito Preçi.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia bëjnë me dije se Preçi sëbashku me një tjetër oficer u njoftuan për një grabitje në një banesë.

Kur mbërritën në vendin e ngjarjes drejtë efektivëve u qëllua me armë zjarri, nga të paktën dy persona.

Nga hetimet paraprake dyshohet se raportimi i grabitjes është bërë me qëllim që ti bënin pritë punonjësve të policisë.

Aktualisht uniformat blu po punojnë për zbardhjen e telefonatës si dhe identifikimin e agresorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat