Vlorë, rrëmbehet me dhunë një person për një borxh të vjetër

Kronikë e zezë

Vlorë, rrëmbehet me dhunë një person për një borxh të vjetër

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 00:24

Vlorë - Një person është rrëmbyer me dhunë mbrëmjen e sotme rreth orës 11:30 në fshatin Peshkëpi të komunës Vllahinë në qytetin e Vlorës.

Katër persona, të cilët mendohet të jenë nga Korça, e kanë rrahur dhe më pas e kanë marrë peng atë. Mendohet se shkak i ngjarjes është një borxh i vjetër.

Policia ka shoqëruar autorët për në komisariat dhe ka liruar personin e marrë peng. Gjithashtu po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat