Shkodër, atentat me armë zjarri ndaj efektivit të policisë

Kronikë e zezë

Shkodër, atentat me armë zjarri ndaj efektivit të policisë

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 00:05

Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet se persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në fshatin Hot të Malësisë së madhe.

Polici i plagosur Kastriot Preçi është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat