Sherr banal mes shqiptarëve dhe italianëve për një ëmbëlsirë (VIDEO)

Kronikë e zezë

Sherr banal mes shqiptarëve dhe italianëve për një ëmbëlsirë (VIDEO)

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 20:37

Mospëlqimi i një ëmbëlsire në një lokal në Ragusa të Italisë, është kthyer në një mollë sherri mes disa vendasve dhe disa shqiptarëve, të cilët janë përleshur duke plagosur 3 persona, mes tyre dhe një vajzë.

Grupi i të rinjve shqiptarë të cilët u ankuan për ëmbëlsirën, u tërbua teksa të rinjtë e Ragusës, u hodhën në mbrojtje të pronarit të lokalit. Videoja tregon shqiptarët e dhunshëm, të cilët kanë përdorur shkopinj për të goditur.

Por ajo që e vuajti më shumë ishte një vajzë e cila në përpjekje për të ndarë të rinjtë mes tyre, u godit keq dhe përfundoi në tokë me shenja. Sherri përfundoi menjëherë pasi të rinjtë dëgjuan sirenat e policisë. Me të mbërritur, policia arrestoi një italian C.F 28 vjeç, një shqiptar me inicialet A.V. 20 vjeç dhe një tjetër të ri shqiptar Z.V 28-vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat