Turisti shqiptar fut 20 kg drogë në Itali nga Mali i Zi, si u zbulua (Video)

Kronikë e zezë

Turisti shqiptar fut 20 kg drogë në Itali nga Mali i Zi, si u zbulua (Video)

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 20:30

Rreth 20 kilogramë marijuanë janë sekuestruar në portin e Barit në bordin e një makine “Volkswagen” tipi Sharan”, e cila sapo kishte mbërritur nga një traget i ardhur nga porti Sveti Stefan, Mali i Zi.

Droga, e ndarë në 21 pako, ishte fshehur në serbatorin e makinës së drejtuar nga një shtetas shqiptar 61-vjeç, i cili u arrestua menjëherë.

Me të udhëtonte edhe një çift shqiptarësh, të cilit sipas policisë nuk kishin lidhje me drogën.

Zbulimi i marijuanës është bërë gjatë kontrollit të Guardia di Finanza në bashkëpunim me funksionarë të zyrës anti-mashtrim të agjencisë së doganave.

Porti i Barit konfirmohet një nyje qendrore për trafiqet e paligjshme, ku shtetas të ndryshëm shqiptarë përpiqen të kalojnë drogë në anën tjetër të Adriatikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat