Flet 18 vjeçarja: Të dashurin e njoha në FB, më kërkoi që të prostituoja

Kronikë e zezë

Flet 18 vjeçarja: Të dashurin e njoha në FB, më kërkoi që të prostituoja

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 21:01

Gjykata e Sarandës ka lënë në arrest me burg Endri Kabilin të akuzuar për heqje lirie dhe nxitje për prostitucion. 24 vjecari është përballur në gjykatën me të miturën me inicialet M.I që tentoi ta nxjerrë në rrugë pasi kishin jetuar bashkë për disa ditë në një hotel në Sarandë.
A1 Report ka arritur të sigurojë edhe dëshminë që e mitura nga një fshat i Tiranës ka bërë në policinë e Sarandës.

“Nuk kam marrëdhënie të mira me familjen pasi kam tentuar të vras veten pas një lidhje që kam pasur me një djalë dhe familja na ndau. Ndërsa me Endirin Endri Kabilin nga Shijaku jam njohur në Facebook. Më 19 qershor jemi larguar drejt Sarandës pa dijeni e prindërve. Atje kam njohur edhe shokët e tij, Ermalin, Ramizin Amarelsin. Pas 10 ditësh mbetëm pa lekë dhe Endri më kërkoi të prostituoja” është shprehur para hetuesve minorenja.

Vajza me iniciale M.I. që në shtator mbush 18 vjeç ka thënë sot në gjykatë se Endri Kabili përmes mashtrimit e ka dërguar në Sarandë ku më pas e ka mbajtur peng dhe detyruar të prostituojë. Ndërsa 5 personat e tjerë që ishin arrestuar për këtë ngjarje Ermal Taka, Përparim Breçani, Arlind Maroshi, Amaril Maroshi dhe Ramiz Cenaj të gjithë nga zonat e Durrësit janë lënë me masën detyrim paraqitje nga gjykata.

E reja kishte punuar si kamariere në Sarandë për rreth një muaj ndërsa më pas ka denoncuar përdorimin e dhunës nga të rinjtë që sipas saj kanë tentuar ta prostituojnë. Familja e vajzës kishte bërë denoncimin rreth 25 ditë më parë, kur 18-vjeçarja ishte larguar nga banesa pa lënë asnjë gjurmë. Ata janë sinjalizuar nga policia dhe kanë mbërritur menjëherë në Sarandë, ku e kanë marrë të bijën drejt Tiranës. Endri Kabili është personi që akuzohet për këtë ngjarje, ndërsa 5 shokët e tij do të hetohen të lirë “për heqje lirie” dhe “shtyrje në prostitucion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat