Angli, goditet banda shqiptare e trafikut të drogës

Kronikë e zezë

Angli, goditet banda shqiptare e trafikut të drogës

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 18:14

Një bandë e trafikut të drogës në Angli, ku bënin pjesë tre shqiptarë, u godit nga policia angleze, e cila arrestoi 13 anëtarët e saj.
Astrit Suli ishte shqiptari i cili u dënua me 8 vjet burg. Shqiptari me banim në Maidstone të Anglisë, mendohet se luante rolin kryesor në drejtimin e trafikut të drogës. Ai ka pranuar në gjykatë se ka qenë furnizues i kokainës së bashku me 9 persona të tjerë, për të cilët është dhënë vendimi me 43 vite burg gjithsej.

Avokati mbrojtës i tij është shprehur se “Suli megjithëse ishte i përfshirë në këtë trafik drogë, nuk bënte pjesë në ata persona që merrnin përfitime të mëdha, por thjesht ai paguhej për punën që bënte”, shkruan Shekulli.

Në mbrojtje të Sulit ai ka deklaruar se i pandehuri punonte në një biznes për larje makinash ku fitonte një pagë modeste, rreth 50 funte në ditë, ndërsa bashkëshortja e tij ishte në vështirësi financiare.

Astrid Suli është i fundit që është arrestuar nga policia nga 13 pjesëtarët e tjerë, të cilët ishin të përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës. Mes të arrestuarve bënin pjesë edhe 2 shqiptarë të tjerë, Zamir Mucollari dhe Erlin Hasa nga 27 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat