Ja si shqiptari vjedh portofolin e avokates në metro (FOTO)

Kronikë e zezë

Ja si shqiptari vjedh portofolin e avokates në metro (FOTO)

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 16:56

Itali- Policia në Milano ka arrestuar dy hajdutë portofolash.

Bëhet fjalë për një shqiptar 29-vjeçar, dhe një rumun 24-vjeçar, që të dy me precedentë të shumtë penalë për vepra të ngjashme me këtë rast.

Kanë qenë agjentët e policisë në ‘Sesto San Giovanni’, ata që kanë vënë re të rinjtë të cilët kanë kaluar nga dora në dorë nën tavolinën e një lokali, paratë dhe dokumentet e një avokateje.

Kur u pyetën, të dy hajdutët kanë pretenduar se kanë gjetur portofolin e saj, i cili përmbante dokumentet dhe paratë që kapnin shifrën e rreth 350 eurove, por duke parë imazhet e kamerave të vëzhgimit, ata u zbuluan se si kishin arritur që ta grabisnin portofolin e avokates pa rënë në sy të saj. Ngjarja ndodhi teksa avokatja po ngjiste shkallët e një metroje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat