Shkatërrohet banda italo-shqiptare që shpërndante drogë në konserva fasulesh

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda italo-shqiptare që shpërndante drogë në konserva fasulesh

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 19:14

Pesëmbëdhjetë persona u dënuan me burg në Itali dhe një tjetër nën arrest shtëpiak, pasi u akuzuan për trafik kokaine në Brescia dhe Mantova.

Banda italo-shqiptare e trafikimit të drogës, mundi të shkatërrohet, pas një hetimi të nisur që në vitin 2010, me kapjen e një shpërndarësi droge në Rezzato.

Sipas hetuesve, personat u kapën me kokainë, e cila shkonte deri në 3,5 kilogram, dhe ishte fshehur në konserva fasulesh.

Për këtë u arrestua një shqiptar 28 vjeç me 1,5 kilogram drogë, një italian 37-vjeçar në shtëpinë e tij me 118 gram marijuanë dhe disa gram kokainë dhe hashash.
Rrjeti i drogës e trafikonte atë nga Amerika e Jugut, dhe nëpërmjet Zvicrës, e sillte në Brescia e Mantova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat