Sarandë, arrestohet personi i gjashtë, mori me dhunë një vajzë

Kronikë e zezë

Sarandë, arrestohet personi i gjashtë, mori me dhunë një vajzë

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 17:36

Është arrestuar gjatë ditës së sotme edhe personi i gjashtë i akuzuar për rrëmbim personi, në lidhje me ngjarjen e djeshme në qytetin e Sarandës.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se në pranga ka rënë 24 vjeçari Endri Kabili, i lindur e banues në Shijak.

Sipas policisë Kabili dyshohet se ka tentuar të shtyjë për ushtrim prostitucioni 18 vjeçaren me inicialet M. I., e cila është shpallur në kërkim si e larguar nga banesa e saj, në Tiranë.

Materialet ju referuan organit të Prokurorisë për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Shtytje për të ushtruar prostitucion” parashikuar nga neni 110/2, 25 dhe 114 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat