Elbasan, përfshihet nga flakët një pikë shumice

Kronikë e zezë

Elbasan, përfshihet nga flakët një pikë shumice

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 09:03

Zjarri ka përfshirë një pikë shumice në periferi të Elbasanit në lagjen e njohuri si ish-NSHU. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se objekti që u përfshi nga flakëti është në pronësi të shtetasit Skënder Salla.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëhere forcat zjarrfikëse të cilat pasi kanë lokalizuar zjarrin kanë vënë nën kontroll flakët. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale llogariten në vlera të konsiderueshme.
Sipas hetimeve të para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat