Harrohet në makinë në mes të të nxehtit, vdes vajza 10 muajshe

Kronikë e zezë

Harrohet në makinë në mes të të nxehtit, vdes vajza 10 muajshe

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 13:21

Një vajzë dhjetë muajshe gjeti vdekjen pasi u la në makinë në mes të të nxehtit, për dy orë. Tragjedia ka ndodhur në qytezën amerikane të Wichita në Kansas.

Makina ishte parkuar para shtëpisë ku e mitura banonte, bashkë me prindërit e saj kujdestarë, dy burra, të cilët kanë në kujdestari edhe katër fëmijë të tjerë.
Ata u shoqëruan në polici, ndërsa njëri prej tyre, Seth M. Jackson, 26 vjeç, u arrestua. Alarmi për vdekjen e vajzës u dha nga kalimtarët e rastit, të cilët panë brenda makinës me xhama të mbyllur të voglën.

Në atë moment temperatura ishte 33 gradë. Mësohet se vajza kishte gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat