Nëna vret djalin, sajon zhdukjen e tij

Kronikë e zezë

Nëna vret djalin, sajon zhdukjen e tij

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 11:08

Angazhoi forca të shumta policie në kërkim të djalit të zhdukur, para se të rrëfente se e kishte vrarë dhe e kishte fshehur në një valixhe.

34 vjeçcarja Rosdeep Adekoya, vrau me grushta djalin e saj Mikael, me moshë tre vjeçare, gjatë një momenti acarimi.

Gruaja amerikane me banim në zonën e Texas, e kishte dhunuar aq shumë djalin, sa që në trupin e tij u gjetën 40 plagë, të cilat i kishin shkaktuar vdekjen.

Dy ditë pas dhunës, Mikael vdiq dhe nëna vendosi që të hartojë një plan, ta fusë kufomën e tij në një valixhe dhe ta fshehë pranë shtëpisë së motrës, në një distancë prej 25 milje.

Pas kësaj telefonoi policinë, duke bërë që të nisnin kërkimet për gjetjen e djalit të zhdukur. Por versioni i gruas nuk bindi policinë, kjo edhe prej postimeve në profilin e saj në Facebook, ku shkruante, “I dua të gjithë fëmijët e mi, përveç njërit. Pse jam kaq agresive me tim bir. Si t’ia bëj që ta dua”.

E vendosur përballë pyetjeve dhe provave të ndryshme, 34 vjeçarja pranoi vrasjen e të birit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat