I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për pjesëmarrje në “Masakrën e Mejës”

Kronikë e zezë

I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për pjesëmarrje në “Masakrën e Mejës”

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 10:01

Një gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjakovës i miratoi kërkesat e prokurorisë dhe e caktoi masën e paraburgimit për një periudhë prej një muaji, deri më 22 gusht, për një të pandehur të arrestuar më 22 korrik.

“I pandehuri dyshohet për kryerjen e veprës penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile duke ju ndihmuar kryerësve të një sulmi të organizuar mirë kundër popullatës civile shqiptare në Luginën e Rekës në prill 1999, gjatë të cilit civilët i ishin nënshtruar qëllimisht vrasjes, torturës, trajtimit çnjerëzor, vuajtjes së madhe, largimit dhe zhvendosjes, masave të frikësimit dhe të terrorit, ndëshkimit kolektiv, konfiskimit të pasurisë, grabitjes dhe vjedhjes së pasurisë në shkallë të madhe që nuk arsyetohet nga nevoja ushtarake”, thuhet në një njoftim të EULEX-it.

Rastin është duke e hetuar një prokuror nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ndërkaq palët kanë të drejtë ankese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat